Vedat Muriqi ka treguar në një intervistë një moment të veçantë nga karriera e tij, kur ishte pranë një transferimi të madh drejt PSG-së, por vendosi të mbante fjalën e dhënë për Igli Taren dhe t’i bashkohej Lazios.

Sulmuesi shqiptar tha se, në momentin kur po udhëtonte drejt Italisë për të finalizuar kalimin te klubi italian, PSG-ja kishte ndërhyrë në minutat e fundit për ta bindur që të ndryshonte destinacionin dhe të shkonte në Paris, ku do të luante përkrah yjeve si Nejmar dhe Mbappé.

Ai shtoi se kishte pasur edhe oferta të tjera dhe interes të madh nga klube të ndryshme, por vendimi i tij ishte i qartë.

Muriqi u shpreh se kishte dhënë fjalën më parë dhe nuk donte ta thyente atë, duke theksuar se, për të, fjala e dhënë ka shumë rëndësi.

Në fund, ai zgjodhi të vazhdonte rrugën e nisur drejt Lazios, pavarësisht mundësisë për një transferim të bujshëm në një nga klubet më të mëdha të Evropës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *