Një drejtuese ekzekutive në JPMorgan Chase, me origjinë shqiptare, po përballet me akuza për ngacmim dhe abuzim seksual ndaj një punonjësi të ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas raportimit të Daily Mail, Lorna Hajdini akuzohet se ka përdorur pozitën e saj për të ushtruar presion, kërcënime profesionale dhe komente fyese me përmbajtje racore ndaj vartësit të saj, pasi ai kishte refuzuar afrimet e saj.

Ankuesi pretendon se sjelljet abuzive kanë nisur menjëherë pasi të dy filluan të punonin bashkë në pranverën e vitit 2024. Ai ka deklaruar se është përballur me komente seksuale të papërshtatshme, ftesa të vazhdueshme dhe kërcënime për dëmtim të karrierës në rast refuzimi.

Në padi përfshihen edhe pretendime se drejtuesja i kishte bërë presion për favore seksuale në këmbim të avancimit në punë, si dhe përdorte gjuhë poshtëruese ndaj tij.

Sipas raportimit, çështja pritet të shqyrtohet nga autoritetet amerikane dhe nga strukturat e brendshme të JPMorgan Chase.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *