Monika Kryemadhi ka mohuar pretendimet për bashkëpunim me SPAK-un në hetimet që lidhen me dosjen e lobimit të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo deklaroi se në dosje nuk ka asnjë provë që implikon Ilir Metën, duke theksuar se kontrata e lobimit është firmosur nga Petrit Vasili dhe është miratuar nga kryesia e partisë.

“Për çfarë do të bëhesha bashkëpunëtore e SPAK-ut, t’ia fus vetes?”, u shpreh Kryemadhi, duke shtuar se kompania e lobimit ishte sjellë prej saj, ndërsa pagesat janë kryer nga llogaria zyrtare e partisë.

Sipas saj, në dokumentacion nuk ekziston asnjë firmë, vendim apo transaksion që e lidh drejtpërdrejt Ilir Metën me çështjen.

Kryemadhi shtoi se procedurat financiare janë ndjekur nga drejtues të tjerë të partisë, mes tyre Luan Rama dhe Endrit Brahimllari.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *