Analisti Egon Loli ka deklaruar se Kushtetuta e Kosovës duhet të ndryshohet, pasi sipas tij vendi po mbetet peng i Listës Serbe në proceset politike dhe institucionale.
Duke komentuar krizën politike në Kosovë, Loli tha se mekanizmat kushtetues aktualë u japin rol bllokues pakicave, gjë që, sipas tij, po ndikon në funksionimin normal të shtetit dhe në formimin e institucioneve.
Ai shtoi se kjo situatë ka krijuar pengesa të vazhdueshme në vendimmarrje dhe ka kontribuar në paqëndrueshmëri politike, duke e bërë të domosdoshëm rishikimin e Kushtetutës.
Sipas tij, zhvillimet e fundit tregojnë se proceset politike shpesh bllokohen nga faktorë të brendshëm, çka kërkon një qasje të re institucionale për të garantuar funksionalitetin e shtetit.

