Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë do të zgjasë më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, pasi aktgjykimi përfundimtar është shtyrë për më 20 korrik 2026.
Lajmi është konfirmuar nga avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Luka Mishetiq, i cili tha se raportimet për shtyrjen e vendimit janë të sakta.
Fillimisht, shpallja e aktgjykimit ishte planifikuar për 19 maj, por afati është zgjatur në bazë të rregullores së Dhomave të Specializuara, e cila parashikon kohë shtesë për përgatitjen e vendimit përfundimtar.
Çështja ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së mbetet një nga proceset më të ndjekura në Kosovë dhe rajon, ndërsa vendimi i korrikut pritet me interes të madh publik dhe politik.

