Gazetari dhe analisti Berat Buzhala ka hedhur akuza të forta ndaj Sali Berishës, duke deklaruar se ai e ka kthyer Partinë Demokratike të Shqipërisë në një subjekt politik pa garë dhe pa alternativa të reja.
Në analizën e tij, Buzhala ironizoi faktin që Berisha kandidon i vetëm për drejtimin e Partisë Demokratike, ndërsa shtoi se opozita po mbahet e dominuar nga e njëjta figurë prej dekadash.
Sipas tij, situata aktuale politike i shërben drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama, pasi mungesa e rinovimit në opozitë e ndihmon atë të ruajë pushtetin.
Buzhala deklaroi se për shumë demokratë faji i faturohet kujtdo tjetër përveç Berishës, ndërsa shtoi se narrativa se “vetëm Berisha mund ta rrëzojë Ramën” është kthyer në një paradoks politik.

