Mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste në qarkun e Gjirokastrës është shoqëruar me tensione mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi. Sipas raportimeve mediatike, takimi me dyer të mbyllura është kthyer në një debat të ashpër politik.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Rama ka ngritur akuza ndaj Peçit për prapaskena, përçarje dhe sulme ndaj figurave të tjera socialiste në qark, si dhe ka kritikuar mënyrën e funksionimit të strukturave lokale në Tepelenë dhe Përmet.

Momenti më i tensionuar raportohet të ketë qenë kur Tërmet Peçi është përpjekur të ulë situatën duke iu drejtuar Ramës me fjalët: “Komandant, jam ushtari yt”. Megjithatë, kjo deklaratë nuk ka ndikuar në zbutjen e debatit.

Kryeministri është përgjigjur me tone të ashpra, duke lënë të kuptohet se Partia Socialiste ka figura të tjera më të përshtatshme për drejtimin lokal dhe se koha politike e Peçit po shkon drejt fundit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *