Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në ambientet e institucionit. Menjëherë pas drekës, studentët kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe disa prej tyre janë transportuar me urgjencë në spital.

Dyshimet e para lidhen me ushqimin e shërbyer nga kompania private që ofron shërbimin e kateringut për studentët e akademisë. Sipas informacioneve paraprake, simptomat janë shfaqur pak minuta pas konsumimit të vaktit.

Pas incidentit, autoritetet kanë nisur verifikimet dhe kontrollet përkatëse për të zbardhur shkaqet e helmimit të dyshuar. Hetimet janë fokusuar te analizat laboratorike të ushqimit dhe kushtet e përgatitjes së tij.

Ndërkohë, pritet që rezultatet e analizave të përcaktojnë nëse përgjegjësia bie mbi kompaninë kontraktore që furnizon me ushqim Akademinë e Sigurisë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *