EA Sports FC ka publikuar “Ekipin e Sezonit” (TOTS) për La Liga-n, ku pjesë e formacionit është edhe sulmuesi kosovar Vedat Muriqi.
Në repartin ofensiv janë përzgjedhur Kylian Mbappe, Vedat Muriqi dhe talenti i Barcelonës, Lamine Yamal, ndërsa në mesfushë bëjnë pjesë Pedri, Aurélien Tchouaméni dhe Federico Valverde.
Mbrojtja përbëhet nga Carlos Romero, Eric Garcia dhe Marcos Llorente, ndërsa në portë është Joan Garcia.
Përfshirja e Muriqit në këtë formacion vjen pas një sezoni të shkëlqyer me Mallorcan, ku sulmuesi shqiptar ka realizuar 22 gola, rekordi më i mirë i karrierës së tij deri tani.
TOTS është një nga eventet më të ndjekura në komunitetin e EA Sports FC, pasi lojtarët e përzgjedhur marrin karta speciale me statistika të përmirësuara në modalitetin “Ultimate Team”.

