MITROVICË– Tetëmbëdhjetë minatorë kanë mbetur të ngujuar në minierën e Trepçës pas një problemi të dyshuar me energjinë elektrike.
Lajmi u konfirmua nga kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, i cili tha se nga rreth 40 minatorë që ndodheshin në minierë, një pjesë kanë arritur të dalin përmes daljeve dytësore, ndërsa 18 prej tyre vazhdojnë të mbeten nën tokë.
Sipas Jonuzit, gjendja e minatorëve aktualisht është e qëndrueshme, por ai paralajmëroi se situata mund të rëndohet nëse qëndrimi i tyre në minierë zgjatet.
Dyshohet se shkak i incidentit është një defekt në furnizimin me energji elektrike. Ndërkohë, deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga menaxhmenti i Trepçës lidhur me ngjarjen.

