Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, u paraqit në Stacionin Policor në Skenderaj për t’u intervistuar lidhur me sulmin ndaj zëvendësministrit Hysni Mehani dhe aktivistit Bahri Zabeli.
Lushtaku u prit me duartrokitje nga qytetarët e mbledhur para stacionit, ndërsa në një postim në Facebook deklaroi se i përgjigjet gjithmonë drejtësisë dhe i respekton institucionet, duke e krahasuar qëndrimin e tij me atë të kryeministrit Albin Kurti, të cilin e akuzoi se e shkel Kushtetutën sa herë që i konvenon politikisht.
Ai bëri gjithashtu thirrje për qetësi, duke shprehur shpresën që Prokuroria ta kryejë punën e saj në mënyrë të pavarur, pa ndikime dhe pa presione.

