Seanca plenare në Kuvend u shndërrua në arenë debati mes Sali Berishës dhe deputetes socialiste Elisa Spiropali, me tone të ashpra dhe ironi nga të dyja palët.
Berisha sulmoi fillimisht Spiropalin, duke ironizuar marrëdhënien e saj me kryeministrin Edi Rama, ndërsa Spiropali iu kundërpërgjigj duke i vënë në dukje kontradiktën e pozicionit të tij politik.
Ajo i tha Berishës se është i pabesueshëm pikërisht sepse luan të dyja rolet në të njëjtën kohë, si denoncuesi më i zëshëm i sistemit, ashtu edhe ai që e mban atë gjallë, duke i kërkuar që fillimisht të reformojë partinë e vet, përpara se të kërkojë llogari nga të tjerët.
