Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez i doli në mbrojtje yllit të Barcelonës, Lamine Yamal, pasi zyrtarë izraelitë e kritikuan për valëvitjen e flamurit palestinez gjatë festimeve të titullit.

Sanchez deklaroi se gjesti i Yamalit nuk ka asgjë të diskutueshme, duke shtuar se ata që e shohin si nxitje të urrejtjes “ose kanë humbur arsyen, ose janë verbuar nga turpi i tyre”.

Kryeministri e cilësoi qëndrimin e yllit të Barcelonës si një arsye shtesë për t’u ndjerë krenarë për të, duke iu kundërpërgjigjur drejtpërdrejt ministrit izraelit të Mbrojtjes, i cili e kishte akuzuar Yamalin për nxitje të urrejtjes.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *