Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, reagoi ashpër pas dërgimit të njësive speciale të Policisë së Kosovës në Skënderaj, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për keqpërdorim të institucioneve shtetërore për qëllime partiake.

Hamza tha se mbrëmja e kaluar solli “skena aspak të mira”, ku policia u dërgua në Drenicë me, sipas tij, prapavija presioni dhe demonstrimi force, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 7 qershorit.

“E porosis kryeministrin në detyrë të ndërpresë propagandën, të ndalë urrejtjen dhe t’i ndërpresë menjëherë provokimet dhe keqpërdorimin e shtetit për skenarë partiakë”, shkroi Hamza.

Kryetari i PDK-së paralajmëroi se skenarë të tillë përçarës nuk do ta shpëtojnë Kurtin nga braktisja e votuesve, duke i bërë thirrje që t’i ndalojë menjëherë këto veprime.

Në fund, Hamza u bëri thirrje votuesve të PDK-së dhe të gjithë qytetarëve të ruajnë gjakftohtësinë dhe t’i përgjigjen politikës së përçarjes me votë më 7 qershor.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *