Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, reagoi ndaj dërgimit të Njësive Speciale të Policisë në Skenderaj, duke e cilësuar aksionin si të papranueshëm dhe të pafalshëm për çdo qytetar që e njeh historinë e vendit.

Ajo akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se në mungesë të arritjeve dhe ideve për zhvillim, ka zgjedhur të krijojë tensione duke përdorur aparatin shtetëror për të frikësuar popullin e Drenicës.

Musliu theksoi se, pavarësisht presionit, qytetarët e Skenderajt treguan dinjitet dhe vetëpërmbajtje, duke shtuar se Drenica historikisht nuk u nënshtrua dhe nuk e duroi poshtërimin, as në kohën e Millosheviqit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *