Ish-deputeti Egzon Azemi deklaroi se sot u sulmuan dy aktivistë, Hysni Mehani dhe Bahri Zabeli, ky i fundit teksa tentoi të ndërhynte për të ndalur sulmin ndaj Mehanit.

Sipas Azemit, sulmuesi është Kushtrim Haziri, të cilin ai e përshkroi si mik të Sami Lushtakut dhe person me të kaluar kriminale, i akuzuar më herët për vrasje dhe i liruar nga gjykata.

Azemi theksoi se të dy aktivistët kanë mbrojtur tokat publike dhe kanë dhënë kontribut në luftën e UÇK-së, duke shtuar se asnjë sulm nuk do ta ndalë mbrojtjen e shtetit ligjor.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *