Ish-presidenti Ilir Meta është nxjerrë mëngjesin e së hënës nga ambientet e burgut 313 për t’u shoqëruar drejt fshatit Çepan të Skraparit, ku do të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij, Rexhep Meta.

Sipas informacioneve zyrtare, Meta ka lënë qelinë rreth orës 07:00 dhe po shoqërohet nën masa sigurie nga Policia e Burgjeve për të marrë pjesë në varrimin e të atit, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit pritet të zhvillohet në orën 12:00 në vendlindjen e familjes Meta, në Çepan të Skraparit. Lajmi për ndarjen nga jeta të Rexhep Metës u bë publik nga vetë Ilir Meta përmes një mesazhi ngushëllimi, ku njoftoi edhe detajet e ceremonisë mortore.

Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024, ndërsa po hetohet në kuadër të një çështjeje të ngritur nga SPAK lidhur me dyshime për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Pavarësisht statusit të tij ligjor, autoritetet kanë lejuar pjesëmarrjen në ceremoninë mortore të babait të tij, sipas procedurave të parashikuara nga ligji.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *