Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video të dërguar nga një qytetar i Vlorës, ku shihet zona e Zvërnecit e mbuluar me mbeturina. Ai e përdori videon si argument për të justifikuar investimin prej 4 miliardë eurosh, i cili, sipas tij, do ta kthejë zonën në “beben e syrit të turizmit”.

“Pasqyrë e qartë e realitetit të trishtë të parajsës që armiqtë e Shqipërisë europiane duan ta mbajnë tamam kështu si është sot — tokë të ndotur e të paprekur nga tradhtia ime”, shkroi Rama, duke iu drejtuar me ironi kritikëve të projektit.

Reagimi i qytetarëve nuk vonoi. Brenda vetëm një ore, rreth 1.000 komentues e kritikuan ashpër kryeministrin, duke i kujtuar se zona ka mbetur në atë gjendje pikërisht gjatë qeverisjes së tij.

“Propaganda që bën nuk e lehtëson keqmenaxhimin e vendit; dëgjoje popullin, je në shërbim të tij”, “Kryeministër, dërgo një makinë t’i mbledhë ato mbeturina dhe lëre propagandën enveriste”, “Po çfarë bëre ti gjatë gjithë këtyre viteve në pushtet? Me këtë video tregon se s’ke bërë asgjë, përveçse ke vjedhur bashkë me shokët e tu” — ishin disa nga komentet më kritike.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *