Prokuroria e Posaçme ka zgjeruar hetimet ndaj Belinda Ballukut, duke vendosur sekuestro preventive mbi një vilë në resortin “White Rocks” në Dhërmi, pas dyshimeve se pasuria lidhet me përfitime të paligjshme nga një procedurë prokurimi publik.

Sipas SPAK, ndaj ish-drejtoreshës së Albcontrol janë shtuar edhe dy akuza të reja, për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, krahas akuzës ekzistuese për shkelje të barazisë në tendera. Hetimet dyshojnë se vila, me vlerë rreth 145 mijë euro, është përfituar në këmbim të favorizimit të kompanisë “Eurocol” në një tender publik.

Organi i akuzës pretendon se për fshehjen e pronësisë reale janë përdorur kontrata dhe veprime juridike fiktive, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë dhe për të dokumentuar plotësisht skemën e dyshuar.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *