Prokuroria e Posaçme ka zgjeruar hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke shtuar dyshimet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Në kuadër të këtij procedimi, SPAK ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë luksoze në Dhërmi, e cila dyshohet se lidhet me përfitime të parregullta nga një procedurë prokurimi publik.

Në dosjen hetimore përmendet edhe emri i ish-futbollistit Igli Tare. Sipas SPAK, ai dyshohet se është përdorur në një seri veprimesh juridike që synonin të fshihnin pronësinë reale të pasurisë së sekuestruar. Prokuroria pretendon se janë përdorur kontrata fiktive dhe marrëveshje të tjera për të maskuar origjinën dhe zotërimin e vilës.

Pasuria e vendosur nën sekuestro është një vilë dykatëshe në resortin “White Rocks” në Dhërmi, me sipërfaqe ndërtimi 103 metra katrorë dhe verandë 34 metra katrorë. 

Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht skemën e dyshuar dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *