TIRANË – Kryeministri Edi Rama deklaroi për Associated Press se nuk do të tërhiqet nga projekti turistik i lidhur me investitorin amerikan Jared Kushner, pavarësisht protestave që po zhvillohen prej ditësh kundër tij.

Në intervistën për agjencinë amerikane të lajmeve, Rama tha se një pjesë e reagimeve kundër projektit po ushqehen nga dezinformimi dhe manipulimi i informacionit. Sipas tij, rreth çështjes së Zvërnecit po qarkullojnë pretendime të pavërteta dhe “gjysmë të vërteta” që po ndikojnë në opinionin publik.

Kreu i qeverisë shkoi më tej duke deklaruar se pas amplifikimit të kundërshtimeve qëndrojnë edhe ndërhyrje të jashtme, duke përmendur atë që e cilësoi si një fushatë të vazhdueshme iraniane kundër Shqipërisë. Ai kujtoi sulmet kibernetike të viteve të fundit ndaj institucioneve shqiptare dhe sugjeroi se të njëjtat rrjete po përpiqen të ndikojnë edhe debatin publik për projektin.

Rama theksoi se projekti ndodhet ende në fazën e planifikimit dhe se nuk ka përfunduar procesi i hartimit të tij. Sipas tij, çdo vlerësim mjedisor do të kryhet në përputhje me procedurat ligjore pasi të përfundojë faza e projektimit.

Ndërkohë, protestat kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura të Zvërnecit, Nartës dhe Sazanit kanë hyrë në ditën e dhjetë,

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *