Tensionet mes Tiranës dhe Teheranit janë rritur pas reagimit të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për ndikimin iranian dhe dezinformimin.

Përmes një postimi në rrjetin X, Baghaei akuzoi Ramën se po përpiqet të fajësojë faktorë të jashtëm për problemet e brendshme dhe pakënaqësitë që po shfaqen në Shqipëri.

“Mos shpik armiq, dëgjo zërin e protestuesve”, ishte mesazhi kryesor i zyrtarit iranian, i cili theksoi se qytetarët shqiptarë janë të aftë të gjykojnë vetë dhe nuk kanë nevojë për ndikim nga jashtë.

Reagimi vjen pasi Rama deklaroi se Irani po përhap narrativa të rreme lidhur me debatin për Zvërnecin dhe po vijon aktivitetet e tij të luftës hibride kundër Shqipërisë. Teherani i ka mohuar këto akuza, duke i cilësuar si përpjekje për të larguar vëmendjen nga zhvillimet e brendshme politike në vend.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *