Gazetarja e CNN, Isa Soares, ka komentuar protestat që po zhvillohen në Shqipëri, duke theksuar se ato kanë kaluar tashmë kufijtë e një kauze mjedisore.
Përmes një postimi në Instagram, Soares shkruan se lëvizja që nisi për mbrojtjen e flamingove dhe bregdetit shqiptar është shndërruar në një protestë më të gjerë kundër qeverisë.
“Ajo që nisi si një fushatë për mbrojtjen e flamingove dhe bregdetit të Shqipërisë, tani është shndërruar në një lëvizje më të gjerë antiqeveritare”, shprehet gazetarja e CNN.
Komenti i saj vjen në një kohë kur protestat kundër projekteve të debatueshme në zonat bregdetare po tërheqin vëmendje të madhe edhe në mediat ndërkombëtare.
