Partia Demokratike ka bërë të ditur se përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë i ka komunikuar kryetarit të saj, Sali Berisha, heqjen e statusit “non grata”.
Sipas burimeve të PD-së të cituara nga mediat, ky komunikim është bërë gjatë një bisede telefonike me të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Tiranë, Nancy Van Horne.
Megjithatë, deri tani nuk ka një njoftim zyrtar publik nga Departamenti Amerikan i Shtetit që të konfirmojë këtë vendim.
Më 19 maj 2021, sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shpalli “non grata” Sali Berishën dhe familjen e tij, me argumentin e korrupsionit madhor, duke i ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

