Trajneri legjendar francez Arsène Wenger ka dhënë parashikimin e tij për fituesin e Kupës së Botës 2026, duke favorizuar kombëtaren e Francës si pretendenten kryesore për trofeun.
Në një intervistë për “Le Figaro”, ish-trajneri i Arsenalit dhe aktualisht Shef i Zhvillimit Global të Futbollit në FIFA, u shpreh se “Les Bleus” kanë të gjitha kushtet për ta fituar turneun.
“Franca do ta fitojë Kupën e Botës”, deklaroi Wenger, duke theksuar cilësinë dhe thellësinë e skuadrës.
Sipas tij, trajneri Didier Deschamps ka përvojën e duhur për të menaxhuar një grup me shumë talente dhe për të gjetur ekuilibrin e nevojshëm në fushë.
Wenger vlerësoi sidomos fuqinë sulmuese të Francës, por shtoi se ekipi duhet të ruajë balancën mes fazës ofensive dhe asaj defensive.
“Loja moderne kërkon që edhe sulmuesit të kontribuojnë në mbrojtje”, u shpreh ai, duke nënvizuar evoluimin e futbollit bashkëkohor.

