Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ka dalë hapur në mbështetje të protestave që prej 12 ditësh trondisin Tiranën, duke cilësuar kërkesat e protestuesve si legjitime dhe duke dënuar qëndrimin shpërfillës të institucioneve ndaj tyre.

Në një deklaratë zyrtare, KASH thekson se e drejta për protestë paqësore është themelore në çdo demokraci dhe se shqetësimet e ngritura nga qytetarët — lidhur me pronën publike, mjedisin dhe trashëgiminë natyrore — meritojnë dialog dhe transparencë, jo indiferencë.

Këshilli vëren se protestat pasqyrojnë jo vetëm çështjet konkrete që i kanë nxitur, por edhe pakënaqësi të thella ndaj korrupsionit, pandëshkueshmërisë dhe erozionit të besimit tek institucionet.

Ndërkohë, KASH kujton se respektimi i të drejtave të qytetarëve dhe llogaridhënia publike janë kushte të domosdoshme për përmbushjen e detyrimeve të Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Sa i përket investimeve të huaja, Këshilli shprehet se i mbështet, por kërkon që ato të jenë të bazuara në transparencë të plotë, respektim të ligjit dhe mbrojtje të interesit kombëtar — sidomos kur në lojë janë zona bregdetare ose me vlerë ekologjike.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *