Nga Astrit Cani
Po vazhduen kshtu, mbrenda 10 vjetve do t’i kenë shitë të gjitha asetet shqiptare, përfshi edhe zogjt e malit.
Në fillim shitën popullin në tregun e zi të skllevënve. Nuk e kanë për gja me shitë çdo pasuni kombtare, përfshi edhe njeni-tjetrin.
Nuk dihet ku dhe kur do t’i gëzojnë lekët e grabituna, por ka disa lloje dijesh që nuk blehen me lek.
Ajo që dihet asht se tradhtia i eksiton.
Nji pornokraci zyrash kutërbon ma shum se Lana, dhe në Lanë do të përfundojnë se të tillë e kanë energjinë.
Nuk jena për metodën alla franga. Ata e kishin me gijotinë. Aplikonin fizikën e Newtonit.
Por tash jena n’epokën e kuantit.
Ktyne t’u kolapsosh fushën kuantike.
E gjitha asht te perceptimi.
Po u dëlirën dyert e perceptimit, lëvizja gjen infinitin e vet!

