Eksperti i IT-së, Gent Progni, deklaroi se protestuesit nuk hodhën vezë në drejtim të policisë, por ndaj automjetit të deputetit socialist Erion Braçe.
Sipas tij, Braçe nuk mbajti premtimet e bëra për uljen e akcizës së naftës, TVSH-së, çmimit të ushqimeve dhe kostove të inputeve bujqësore. Progni tha se për këtë arsye protestuesit goditën me vezë makinën e deputetit.
Ai u ndal edhe te përplasja me efektivët e Policisë, duke deklaruar se grushti që mori nga forcat “Shqiponja” ishte, sipas tij, “kundër të gjithë shqiptarëve”.
