TIRANË – Protestuesit janë mbledhur paraditen e sotme para Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku po dorëzojnë librin “Albanian Files”, të firmosur nga qytetarët gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë.

Sipas organizatorëve, libri përbën një provë që duhet të merret në shqyrtim nga SPAK, ndërsa u bëhet thirrje prokurorëve të hetojnë kryeministrin Edi Rama.

Organizatorët kanë deklaruar se kërkesa kryesore e protestave mbetet dorëheqja e kryeministrit dhe se tubimet do të vijojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *