Analisti Ilir Demaliaj është dhunuar pranë banesës së tij nga dy persona. Nga fotot e publikuara, në fytyrën e tij duken dëmtime të dukshme, të shkaktuara si pasojë e sulmit fizik.

Sipas deklarimit të bërë në polici,

Demaliaj ka pretenduar se është sulmuar menjëherë pasi ka dalë nga banesa. Ai e ka lidhur ngjarjen me një konflikt të mëparshëm me një banor të zonës, i cili, sipas tij, e kishte akuzuar se e kishte denoncuar në polici për parkime të gabuara në rrugë.

Policia ka identifikuar një person të dyshuar si autor të ngjarjes dhe e ka shpallur atë në kërkim. Ndërkohë, hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të sulmit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *