Policia e Tiranës ka arrestuar personin e dyshuar për dhunimin e analistit dhe gazetarit Ilir Demaliaj, ngjarje e ndodhur pranë banesës së tij në kryeqytet.

Sipas burimeve hetimore, i dyshuari ishte identifikuar menjëherë pas ngjarjes dhe ishte shpallur në kërkim nga policia, ndërsa më pas është bërë i mundur lokalizimi dhe ndalimi i tij.

Ngjarja ka ndodhur kur Demaliaj është sulmuar fizikisht sapo ka dalë nga banesa. Ai ka pësuar dëmtime në fytyrë dhe ka marrë ndihmë mjekësore pas incidentit.

Në dëshminë e tij paraprake, Demaliaj ka deklaruar se sulmi lidhet me një konflikt të mëparshëm për parkime në zonë.

Policia vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *