Nga Ermal Mulosmani
Aftësia viktimizuese e emisarëve të pushtetit, këtyre përfituesve të paskrupullt të këtij pushteti mujshar, më lë pa mend!
Duket sikur nuk janë këta mujsharë përfitues e dallkaukë të paskrupullt, që prej 13 vitesh po shfrytëzojnë të gjitha burimet e mundshme të një pushteti të korruptuar dhe po nxisin revoltën. Përkundrazi.
Sipas tyre, ata që po e bëjnë të pajetueshëm këtë vend të mrekullive rilindase janë këta qelbësirat e protestave. Ata janë vulgu, dhuna dhe injoranca – burimi i vërtetë i të gjitha fatkeqësive të këtij vendi.
