Analisti Andi Bushati deklaroi se një nga rezultatet më të rëndësishme të protestës është, sipas tij, dëmtimi i imazhit ndërkombëtar të kryeministrit Edi Rama.
Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bushati u shpreh se protesta ka ndryshuar mënyrën se si Rama perceptohet jashtë vendit, duke pretenduar se mediat perëndimore po i kushtojnë gjithnjë e më shumë vëmendje kritike qeverisë shqiptare.
Sipas tij, ky është një sukses i rëndësishëm politik i protestës, pasi, siç tha ai, kryeministri nuk gëzon më të njëjtin legjitimitet ndërkombëtar si më parë.
