“Qëllimi i protestës është për të nxitur një reagim. Problemi është se disa njerëz parapëlqejnë të merren me përshtatshmërinë e protestës dhe jo me çështjen.” – Jeffrey G. Duarte.
“Kurrë mos kini frikë të ngrini zërin për ndershmërinë dhe të vërtetën kundër padrejtësisë, gënjeshtrës dhe lakmisë. Nëse njerëzit kudo do ta bënin këtë, do të ndryshonin botën.” – William Faulkner.
“Heshtja bëhet frikacake kur rasti kërkon të thuash të gjithë të vërtetën dhe të veprosh në përputhje me rrethanat”.- Mahatma Gandhi.
“E vetmja armë që kemi në dorë këtë mbrëmje është arma e protestës. Kjo është e gjitha”. – Martin Luther King Jr.
“Njeriu nuk ka vetëm përgjegjësi ligjore, por edhe morale për t’iu bindur ligjeve të drejta. Anasjelltas, njeriu ka një përgjegjësi morale për të mos iu bindur ligjeve të padrejta.”- Martin Luther King, Jr.
“Ne gjithmonë duhet të mbajmë anë. Neutraliteti ndihmon shtypësin, kurrë viktimën. Heshtja inkurajon torturuesin, kurrë të torturuarin.”- Elie Wiesel.
“Protesta paqësore është më e efektshme kur krijon ndryshim real. Protesta paqësore fiton zemrat dhe mendjet e shumicës. Kjo shumicë vazhdon të rritet. Është si drita e diellit dhe uji për kopshtin tuaj”.- Leland Lewis.
“Demokracia ka të bëjë me dialogun; protesta ka të bëjë me fillimin e dialogut dhe liria e fjalës ka të bëjë me respektimin e dialogut të njëri-tjetrit.” – Ankit Mishra.
“Pa debat, pa kritika ndaj asnjë administrate dhe asnjë vend s’mund të ketë sukses dhe asnjë republikë nuk mund të mbijetojë.”- John F. Kennedy.
“Protesta kundër padrejtësive u takon vetëm njerëzve të nderuar dhe të guximshëm!”- Mehmet Murat İldan.
“Veprimet e vogla, kur shumohen me miliona njerëz, mund të bëhen në heshtje një fuqi që asnjë qeveri nuk mund ta shtypë, një fuqi që mund të transformojë botën.” – Howard Zinn.
“Aktivizmi fillon me ty, demokracia fillon me ty, dil atje, aktivizohu!”- Thom Hartmann.
“Ne që përfshihemi në veprime të drejtpërdrejta jo të dhunshme nuk jemi krijuesit e tensionit. Ne thjesht nxjerrim në sipërfaqe tensionin e fshehur që tashmë është i gjallë”. – Martin Luther King, Jr.
“Mund të mos e dini kurrë se çfarë rezultatesh vijnë nga veprimet tuaja, por nëse nuk bëni asgjë, nuk do të ketë rezultate”. – Mahatma Gandhi.
Përktheu: Granit Zela