Sot është ditëlindja e Adem Demaçit, disidentit të madh shqiptar i cili kaloi 28 vite pas hekurave në burgjet e ish-Jugosllavisë. 

Demaçi u shndërrua në simbolin e rezistencës shqiptare në ish-Jugosllavi, i njehsuar gjithnjë me kauzën e tij jetësore, atë të bashkimit kombëtar, kauzë të cilës i qëndroi besnik deri kur ndërroi jetë në vitin 2018-ë.

Profesor Ukshin Hoti, tjetër veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, mendonte se indiferenca ndaj figurës së Adem Demaçit ishte e pamundur, në rrafshin kombëtar dhe atë intelektual.

“Adem Demaçi ishte zëri historik i Kosovës. Zëri i tij, megjithëse dhunshëm i heshtur për gati njëzet e tetë vjet, ishte zëri i asaj Kosovës tjetër, zëri i asaj Kosovës çlirimtare, që nuk pajtohej me pushtetin e Serbisë e të Jugosllavisë, që nuk pajtohej me pushtimin. Për më tepër: zëri i tij, si zë i të mospajtuarit me gjendjen në të cilën ndodhej Kosova, bëhet zë i ardhmërisë së popullit shqiptar. Dhe, kjo e lartëson shumë mbi bashkëkohësit Adem Demaçin: e lartëson politikisht, e lartëson intelektualisht dhe e lartëson moralisht. Dhe, kjo lartësi bëhet më madhështore, në njërën anë kur shikohet në kontekstin e dhunës së tmerrshme që atëherë ushtrohej mbi mendimin politik ndryshe dhe, në anën tjetër, kur krahasohet me mjerimin politik, intelektual e moral të dëshmitarëve kundër tij.” – shkruante peofesor Hoti.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *