Publikoi: Agim Morina
“Mbas mâ se njizet e sa vjet, më 1962 [Krist Maloki] shkoi në Shqipní dhe e shetiti Shqipnín për dy muej, që nga Shkodra deri në Gjinokastër, mal e fushë dhe bisedoi me shumë njerëz, të qeverís, të popullit, katundarë e nxânsa. Shkoi me pasaportë austriake, dhe me gjithë këte friga nuk i u nda kurr se nuk u besonte qeveritarve të sotëm.
Herën e fundit kur u takuem më kallzoi dy episoda që i ndodhën në Shkodër:
Në nji muze të Shkodrës që i ishte kushtue Heroit të Maleve Bajram Currit, të cilin e kishte njoftë personalisht, i tregohet nji letër që mbante nënshkrimin origjinal të Bajram Currit. Nuk duroi i shkreti Prof. Maloki dhe u tha shoqnuesave: « Bajram Curri ka qenë Hero i Popullit. Analfabetizma e Tij nuk e bân ma pak të madh e ma pak të nderuem. Bajram Curri nuk dinte as me shkrue e as me këndue. Bajram Curri përdorte myhyrin. Ky dokument nuk âsht i vërtet. » Ishte nji fare dokumenti që gjoja Bajram Curri i dërgonte Rusís Sovjetike. Shoqnuesat mbetën pa gojë.”
Ernest Koliqi, Shejzat, 1973