Nga Shefqet Deliallisi
Reportazhi i 31 Mars 1910, në gazetën “Tomorri” të Lef Nosit, flet për mbërritjen në shkollën “Normale” të 19 nxënësve nga Kosova të financuar nga atdhetari i shquar Hasan Prishtina, dhe pasqyron entuziazmin me të cilin ata u pritën nga populli i Elbasanit.
“Të enjten më 25 të muajit-shkruhet ne gazete- nxanësit e shkollës “Normale” bëshkë me profesorët e t’yne, me qeleshet e bardha përmbi krye, kishin dalun me kohë përjashta qytetit për me pritun nantëmbëdhjetë djemt, që po vinin prej Kosove dhe Struge. Kishin dalë përpara t’i presin edhe një shumësi e madhe prej qytetarvet që u mallëngjehet zemra për përparimin e kombit dhe për një arsim të vërtetë për bijtë e Shipënis. Nxënësit bashkë me popullin zunë vend në kopësht të madh të shkollës, ku nga ana e këshillës së profesorëvet i palodhuri atdhetar Luigj Gurakuqi, me atë ambëlsi gjuhe dhe bukuri të folunit, e cila kurdoherë karakterizon fjalët e tij tha:
“ Me përpjekjet e parreshtuna të këtij zotnie (Hasan Prishtinës) ka me ardhë një ditë, dhe nuk asht e largët, kur me ditunië të vërtetë dhe me themel, me një arsim krejt kombëtar do të dritësohet dhe do të marrë rrugën e qytetnimit gjith ajo Kosovë burrnore, gjithë ai vend i atdheut të dashun, ku kanë shkëlqyer kurdoherë besa ma e madhe dhe trimnia ma e rrallë, me të cilat asht pajuar kombi shqiptar. Historia e kombit t’onë me shkronja t’arta, me shkronja të çkëlqyera do të shkruajë ndër faqet e’ saj shërbimet e mëdha, punët e shënuara, … të cilat asht tue bâmun deputeti i adhurueshëm ndër deputetet t’onë Hasan be Prishtina në fushë atdhesisë… brez pas brezi, zembrat e djeguna t’atdhetarëvet emënin t’uaj kânë me bekuar, dhe një shtat (shtatore) i shkëlqyeshmë, një shtat i mermertë që do të ngrehet për ju, pasi mote të kalojnë, ka me leçitun për para botës së qytetënueme, që një komb i gjithë ju ka detyrë!”
Dhe profetesia doli. Shtatorja e Hasan Prishtinës u ngrit në 100 vjetorin e pavarsisë se Shqiperise ne qender te Tiranes….