Historiografia komuniste, përmes propagandës kinematografike, fshiu nga historia plot 16 delegatë të Kosovës, Sanxhakut të Novi Pazarit dhe Maqedonisë, pjesëmarrës në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, 28 Nëntorin e 1912-ës.
Në filmin “Nëntori i Dytë”, Kosova dhe trojet jashtë shtetit shqiptar përfaqësohen në Vlorë vetëm me figurën e Isa Boletinit.
Të 16 delegatët e tjerë të trojeve shqiptare ishin intelektualë të arsimuar, ndërsa Isa Boletini, prijës i shquar dhe me kontribute patriotike por analfabet.
Delegatët nga Kosova, Sanxhaku i Novi Pazarit e Maqedonia në Kuvendin e Vlorës më 1912:
Rexhep Mitrovica,
Bedri Pejani
Salih Gjuka
Mehmet Pashë Deralla
Isa Boletini
Dervish Bej Mitrovica
Riza Bej Gjakova
Ajdin Bej Draga
Dervish Bej Ipeku
Zenel bej Begolli
Qerim Begolli
Zyhdi Bej Ohri
Dr. H. Myrtezai
Nuri Sojlliu
Hamdi Bej Ohri
Mustafa Baruti
Dervish Hima