epa10662194 Soldiers of NATO-led international peacekeeping Kosovo Force (KFOR) clash with ethnic Serbs in front of the building of the municipality in Zvecan, Kosovo, 29 May 2023. Protests and clashes in Zvecan continue as tensions in northern Kosovo’s region, with majority of ethnic Serbian people, arose after ethnic Albanians mayors took offices in four towns following elections boycotted by Serbian community. Serbian President Vucic on 26 May has put Serbian Army on high alert. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Nga Daut Dauti

Në mënyrën më grafike këto dy fotografi flasin për dy relacione që në Kosovë ekzistojnë me Perëndimin. Në fotografinë e parë shihet qëndrimi zyrtar dhe popullor i serbëve ndaj Perëndimit. Në fotografinë e dytë është qëndrimi konstant i shqiptarëve, poashtu ndaj Perëndimit që edhe këtu shfaqet përmes ushtarit.

Nuk ka mënyrë më të mirë se kjo për ta paraqitur dashurinë e shqiptarëve dhe urrejtjen, egërsinë dhe agresionin serb ndaj të njejtës gjë. Njëkohësisht, në fotografinë e parë shihet edhe qëndrimi ndaj shqiptarit, të cilin e ndërtojnë të gjitha institucionet serbe – që nga folklori, kisha e deri te akademia. 

Kohëve të fundit ky qëndrim (serb) është duke u përqafuar edhe nga ata ndaj të cilëve drejtohet dhe shfryhet ky agresion. Deklaratat e ditëve të fundit të zyrtarëve amerikanë dhe tjerë, këtë agresion serb e barazojnë me veprimet e ligjshme dhe paqësore të shtetit të Kosovës për të vënë rend dhe ligj në pjesën e veriut. Ky fakt, nëse nuk është i përkohshëm, është frikësues për shkak se flet për një ndryshim drastik të Perëndimit ndaj Serbisë. Është tendencë që Serbia definitivisht të shpërlahet nga krimet e llahtarshme që i ka shkaktuar jo vetëm në Kosovë, por në tërë Jugosllavinë. Problemi më i madh që e shohim në fotografinë e parë është fakti se dhunuesi nuk shihet si kriminel në Serbi. Si shtesë, Perëndimi do t’ia durojë shkopin dhe nuk do të kërkojë dënimin e tij. Kjo gjë është e vështirë për ta kuptuar për shkak se është jashtë logjikës njerëzore.  

Kësaj gjëje ndryshe i thonë edhe realpolitikë. Është indikator i fillimit të një faze të re ndaj Ballkanit. Serbia është treguar se është faktor për shkak se ka fuqi ta rregulloj dhe çrregulloj Ballkanin duke mos e ndryshuar qëndrimin që nga Pashiqi, Millosheviqi e deri te Vuqiqi. Këtu, në këtë segment nuk asgjë të re. Në mënyrë të heshtur Perëndimi, më saktësisht Amerika, është duke iu thënë shqiptarëve (tërë shqiptarëve në Ballkan): “Ju nuk jeni faktorë. Nuk keni ekonomi e as ushtri. Ju nuk mundeni ta rregulloni vehten tuaj e lëre më Ballkanin. Ne iu kemi ndihmuar një qerek shekulli që të këndelleni, por ju nuk e keni shfrytëzuar këtë mundësi. Ju jeni aq naivë sa që i keni keqkuptuar interesat dhe keni menduar se ka miq të përhershëm. Juve nuk duhet t’iu marrim seriozisht. Dhe më në fund, ne nuk jemi kundër jush, por e kemi ndërmend që në relacion me serbët t’ju trajtojmë në mënyrë të barabartë”.   

Ky parim i ‘barabartë’ mes serbëve dhe shqiptarëve tani më ka gjetur përkrahje në mediat e Kosovës. Ka kohë që një pjese të ‘intelektualëve’ dhe ‘analistëve’ iu është topitur ndjenja e përkatësisë duke i ruajtur inatet partiake dhe duke i mbetur besnik vijës së dëgjueshmërisë ndaj ndërkombëtarëve. Në këto rrethana dhe me këtë mentalitet, Kosova nuk e ka lehtë të mbijetojë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *