Nga At Zef Pllumi

Na me mendjemadhësi e me kokëtrashësi mendojmě se europianët janë budallenj e nuk dijnë gjâ dhe nuk e kuptojmë ende eksperimentin që ata tash 80 vjet bajnë mbi nji pjesë të kombit tonë për të på nëse jemi të zott me u qeverisë si njerëz apo jo.

Çka na mungon ne që mos të jemi si europjanët tjerë? Toka – jo; dielli e deti – jo. – Ne na mungon mendja e mentaliteti e mbi të gjitha na mungon dashunia. Nuk na sjell lavdi lashtësia, në kjoftë se nuk jemi të qytetnuem. Nuk na sjell lavdi origjina, në kjoftë se jemi të përçamë dhe mendojmë si t’i bajmě vorrin vëllaut.

Ky fenomen nuk âsht veçori vetëm e të pashkolluemve, por po e shofim të shumfishueme tek intelektualët.

Si mund e duem Shqipninë kur nuk duem shoqishojnë? Si mund e duem Shqipninë kur nuk duem njani-tjetrin? Kur secili shqiptár mendon se vetëm ai ka të drejtë mbi Shqipninë dhe intrigojmë e tiranizojmë njani-tjetrin? Këtu duem të rikujtojmë këshillën e shqiptares së madhe Nane Terezës së Kalkutës se “shqiptarët kanë për të bå må shumë për atdheun, në qoftë se kanë për t’u dashtë må tepër ndërmjet vedit”. “Hylli i Dritës” në këtë rrugë i këshillonte dikur shqiptarët e në këtë rrugë mendon t’i prijë gjithnji.

“Hylli i Dritës”, 1/1993

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *