UKRAINË – Gjykata më e lartë kundër korrupsionit në Ukrainë ka urdhëruar arrestimin e ish-shefit të kabinetit të presidentit Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak, nën dyshimet për përfshirje në një skemë pastrimi parash.

Sipas raportimeve të Reuters, gjykata ka caktuar gjithashtu një garanci lirimi me kusht në vlerën rreth 3.19 milionë dollarë, duke i hapur mundësinë Yermakut të lirohet përkohësisht deri në vendimin përfundimtar.

Yermak, i konsideruar për vite me radhë si një nga bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit Zelensky dhe figurë kyçe në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, kishte dhënë dorëheqjen në nëntor të vitit të kaluar mes polemikave për ndikimin e tij në strukturën e pushtetit në Kiev.

Largimi i tij erdhi në një periudhë tensionesh politike dhe hetimesh të zgjeruara për korrupsion, ku janë përfshirë zyrtarë të lartë dhe bashkëpunëtorë të afërt të presidencës, me akuza për përvetësim të dhjetëra milionë dollarëve në sektorin e energjisë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *