Shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti ka reaguar pas pjesëmarrjes së tij në protestën e zhvilluar në Tiranë, duke deklaruar se ajo e bindi se pushteti i kryeministrit Edi Rama është në rënie.
Në një analizë të publikuar pas protestës, Mehmeti shkruan se pa nga afër revoltën e të rinjve dhe pakënaqësinë e qytetarëve, duke e cilësuar protestën si një moment të rëndësishëm për Shqipërinë.
Sipas tij, protesta tregoi se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk e pranon më qeverisjen aktuale dhe kërkon ndryshim. Ai shprehet se pjesëmarrja e gjerë e qytetarëve dhe atmosfera e krijuar e bindën se Edi Rama “ka rënë”, edhe pse, sipas tij, këtë ende nuk e kanë pranuar ata që e mbështesin.
Mehmeti shton se protesta do të vazhdojë të ushtrojë presion politik, duke argumentuar se zëri i qytetarëve nuk mund të injorohet.
