Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar tërheqjen nga tregu shqiptar të biskotave “EnerBiO Dinkel Waffeln Natur”, të cilat shiten në supermarketet “Rossmann & Lala”, pas dyshimeve për tejkalim të nivelit të lejuar të mykotoksinave — toksinave të prodhuara nga myku.

Tërheqja është bërë me kërkesë të kompanisë prodhuese “Dirk Rossmann GmbH” në Gjermani dhe është zbatuar menjëherë nga subjekti “Rossmann & Lala” në Shqipëri si masë parandaluese. Produkti është hequr nga të gjitha pikat e shitjes, pa dallim loti apo date skadence.

Të dhënat e produktit të tërhequr janë si më poshtë: emri “EnerBiO Dinkel Waffeln Natur”, kodi EAN 4305615676876 / DAN 055700, me datë skadence 18 janar 2027.

AKU u bën thirrje konsumatorëve që kanë blerë këtë produkt të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë në pikën e shitjes.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *