TIRANË – Kreu i SPAK, Klodian Braho, gjatë raportimit para KLP-së, deklaroi se korrupsioni në nivelet e larta vijon të mbetet një problem serioz në vend. Sipas tij, Prokuroria e Posaçme ka proceduar 24 zyrtarë të lartë për vepra që lidhen me korrupsionin.

Braho bëri me dije se janë sekuestruar rreth 1.1 milion euro pasuri që u përkasin këtyre zyrtarëve, ndërsa theksoi se lufta kundër korrupsionit mbetet një prioritet kryesor.

Ai nënvizoi se gjatë vitit 2025 është shënuar një rritje prej 18% e rasteve të reja të korrupsionit, ndërsa janë çuar në gjykatë disa procedime të reja ndaj zyrtarëve të lartë. Në total, 18 persona janë dërguar për gjykim, ndërsa 10 prej tyre janë dënuar me vendim të formës së prerë.

Gjithashtu, Braho theksoi se numri i vendimeve në gjykata është rritur ndjeshëm, duke reflektuar stabilitet në trajtimin e çështjeve, ndërsa numri i rekurseve në Gjykatën e Lartë ka ardhur në ulje për rastet e hetuara nga SPAK-u.

Sipas tij, për vitin aktual janë sekuestruar rreth 100 mijë euro pasuri të tjera, ndërsa hetimet për korrupsion në nivele të larta vijojnë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *