PRISHTINË – Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, deklaroi se presidentja Vjosa Osmani kishte dalë publikisht kundër Qeverisë së Albin Kurtit edhe para zgjedhjeve të fundit, por sipas tij, kjo nuk ndikoi te mbështetja qytetare për VV-në.

Konjufca tha se deklaratat kritike të Osmanit gjatë vitit 2024 shënuan ndarjen politike mes saj dhe Vetëvendosjes, duke e cilësuar qëndrimin e saj si “goditje të hapur” ndaj Qeverisë.

Sipas tij, pavarësisht këtyre përplasjeve, VV-ja arriti jo vetëm të ruajë mbështetjen, por edhe ta thellojë rezultatin në zgjedhje.

“Pas sulmeve dhe kritikave të saj ndaj Qeverisë, qytetarët na mbështetën sërish dhe ne e thelluam rezultatin”, u shpreh Konjufca.

Ai shtoi se jo të gjitha arsyet e krisjes me Osmanin do të bëhen publike, pasi, sipas tij, bëhet fjalë për çështje sensitive shtetërore që nuk duhet të përdoren për luftë politike.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *