Një ngjarje tragjike ka tronditur mëngjesin e sotëm fshatin Mengël të Elbasanit, ku producenti i njohur Petri Bozdo ka përplasur për vdekje një fëmijë vetëm 7-vjeçar.

Menjëherë pas ngjarjes, autori pretendoi se lëvizte me vetëm 10 kilometra në orë dhe se ndodhej në rrugë nacionale. “Jam duke ecur në rrugë nacionale, kam të drejtën time, isha me 10 km/h”, janë deklaratat e para të autorit, të raportuara nga dëshmitarë të ngjarjes për News24.

Banorët e zonës kanë treguar se kjo rrugë është bërë shumë e rrezikshme dhe se edhe më parë kanë ndodhur aksidente në të njëjtin vend, duke kërkuar masa urgjente për rritjen e sigurisë rrugore në atë lagje.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *