FIFA po shtyn përpara një nismë të re që synon t’u japë më shumë hapësirë futbollistëve të rinj në ekipet profesioniste.
Këshilli i FIFA-s ka miratuar nisjen e një procesi konsultimi për vendosjen e një rregulli, sipas të cilit çdo klub duhet të aktivizojë në çdo ndeshje të paktën një lojtar nën 21 vjeç, të dalë nga akademia e tij.
Ky propozim synon të forcojë rolin e akademive dhe të rrisë mundësitë për zhvillimin e talenteve të reja në futbollin profesionist.
Pas përfundimit të konsultimeve, drafti pritet të paraqitet për miratim përfundimtar gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa zbatimi i mundshëm parashikohet të nisë nga sezoni 2027/28.
Nëse hyn në fuqi, rregulli pritet të ndikojë ndjeshëm në strategjitë e klubeve, duke i orientuar ato drejt investimeve më të mëdha në zhvillimin e lojtarëve të rinj.
