Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vijon sot seanca për dosjen “Partizani”, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe persona të tjerë.

Gjykata ka miratuar listën e paraqitur nga SPAK-u me 11 dëshmitarë, ndërsa 8 prej tyre pritet të dëshmojnë gjatë seancës së sotme.

I pari që do të merret në pyetje është deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, në cilësinë e kallëzuesit të çështjes. Pas tij pritet të dëshmojnë edhe ish-drejtues të klubit “Partizani”.

Në seancën e kaluar, GJKKO-ja pranoi edhe kërkesën e mbrojtjes për thirrjen si dëshmitar të kryeministrit Edi Rama. Ai pritet të japë dëshminë në cilësinë e ish-kryebashkiakut të Tiranës, lidhur me vendimmarrjet për ndryshimin e destinacionit të truallit të ish-kompleksit “Partizani”.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *