TIRANË – Është përmirësuar gjendja shëndetësore e 8-vjeçarit që u plagos rëndë në aksidentin e ndodhur një ditë më parë në zonën e ish-Kënetës, në Durrës.

Fëmija u transportua fillimisht në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak të dëmtimeve të rënda të marra nga përplasja me automjetin.

Burime mjekësore bëjnë me dije se i mituri është jashtë rrezikut për jetën dhe pritet të transferohet në pavion, ku do të vijojë trajtimin dhe monitorimin e gjendjes së tij shëndetësore.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *