Avokati Idajet Beqiri ka deklaruar se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pritet të lirohet nga burgu brenda 10 ditëve, pas rishqyrtimit të masës së sigurisë nga Gjykata e Apelit.
Sipas Beqirit, Gjykata e Apelit është e detyruar të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, si edhe të marrë në konsideratë qëndrimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, i cili ka kërkuar rishqyrtimin e vendimit për masën e arrestit me burg.
Avokati argumentoi se arresti me burg është një masë e jashtëzakonshme sigurie dhe se, në rastin e Veliajt, nuk ekzistojnë kushtet ligjore për vazhdimin e zbatimit të saj.
“Unë mendoj se për Erion Veliajn gjykata nuk do të vendosë as masën e arrestit në shtëpi, por masën e sigurimit ‘detyrim për paraqitje’. Brenda 10 ditësh ai do të lirohet nga burgu dhe do të jetë nën këtë masë sigurie”, deklaroi Idajet Beqiri.
